12:43 / 26 June 2025
Deputetja e koalicionit LVV-GUXO-Alternativa, Jeta Statovci, ka hedhur akuza të shumta në drejtim të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kjo pas refuzimeve të njëpasnjëshme që kjo parti i bëri Vetëvendosjes për një koalicion qeverisës.
Statovci ka thënë se LDK-ja i ka refuzuar të gjitha alternativat për qeverisje edhe me VV-në edhe me ish-opozitën, për shkak të pakënaqësive që ka nga rezultati i zgjedhjeve.
closevolume_off
“Unë shoh një subjekt të zhytur në mllef dhe inat dhe ketë e ka nga procesi zgjedhor dhe rezultatet e dobëta të cilat i ka marrë, sepse nuk ka arritur të prodhojë asnjë alternativë dhe kauzë të vetme politike dhe për shkak të këtij rezultati tenton të refuzojë gjithçka”, ka thënë Statovci.