Lajme

Sukseset e Luiz Ejllit nuk kanë fund, këtë herë do të hap koncertin e…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:25 / 22 June 2023

Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP” si fitues, Luiz Ejlli po vazhdon të korrë sukses në fushën e tij, muzikën.

Tashmë këngëtari është një nga më të kërkuarit e pothuaj çdo ditë është i angazhuar në koncerte dhe në mbrëmje.

Madje, këtë herë atij i është besuar edhe hapja e koncertit të këngëtares së njohur, Elvana Gjata.

Sot këngëtarja zbuloi më shumë përsa i përket koncertit të saj që do të mbahet më 22 qershor në stadiumin “Air Albania”.

I pari do jetë Luiz Ejlli, e pas tij: Semi Jaupaj dhe Ardit Çuni.