Lajme

Sveçla udhëton në Bruksel për çështjen e liberalizimit të vizave

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:21 / 28 June 2022

Ministri i Puneve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të zhvillojë në Bruksel, takim me komisioneren e BE-së për çështje të brendshme, Ylva Johansson, lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti, kur u pyet për idenë e re për një udhërrëfyes për liberalizimin e vizave, transmeton klankosova.tv.

”Brenda 48 orëve ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të jetë në takim në Bruksel me komisioneren e BE-së për çështje të Brendshme, Ylva Johansson, në mënyrë që të diskutojë për të gjitha gjërat në raport me liberalizimin”.