Lajme

Sveçla: Zotohemi që lufta për rend, ligj dhe siguri në veri të vendit nuk do të ndalet

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:46 / 24 September 2023

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është zotuar  që lufta për rend, ligj dhe siguri në veri të vendit nuk do të ndalet.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai katë zotim e ka bërë duke kujtuar rreshterin e vrarë sot në Zveçan, raporton Klan Kosova.

“Rreshter Afrim Bunjaku ra sot në krye të detyrës, në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës. Ne zotohemi, që lufta dhe përpjekja e Afrimit dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për rend, ligj dhe siguri në veri të vendit nuk do të ndalet”, ka shkruar Sveçla.