Uncategorized

Syla: Do të dëshproheni edhe më shumë kur ta kuptoni paaftsinë e Albin Kurtit në qeverisje

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:54 / 10 July 2022

Analisti dhe gazetari Valon Syla, me një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se, qytetarët e vendit do të fillojnë të dëshprohën edhe më shumë kur të fillojnë të njohin më mirë paaftsinë e kryeministrit Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.


Ai theksoi se qytetarët tani më kanë filluar të dëshprohën si pasojë e populizmave të shefit të qeverisë.
“Po me duket që shpresa e vetme Albin Kurti, shpejt ka fillu me ju dëshpru, duke e mbyll epokën e popullizmit dhe depresionit të madh në Kosovë”, shkroi ai.

Syla më tej shkroi se kur do të filloj depresoni i madh për qytetarët e vendit.
“Gjithmonë kam thënë se depresioni më i madh i kosovarëve ka me fillu kur njoftohen përnime me Albin Kurtin dhe paaftësitë e tij. Pastaj ia nisin kadale një pjesë me ju çelë sytë e me prekë në tokë, duke ju kthy punëve të veta e bizneseve të tyre për siguri të vërtetë. Një pjesë e lëshojnë vendin, ikin… pastaj gjysma e tyre edhe kthehen kur ta shohin sa e vështirë është jeta për ata që s’kanë profesion e kualifikim pune dhe idhujzojnë politikanë që presin me ja u zgjedh të gjitha problemet”, shkroi ai.