Lajme

Syla i pakënaqur me zgjedhjen e Abdixhikut: LDK zgjodhi rrugën kah Albin Kurti

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:14 / 2 February 2026

Analisti Valon Syla ka reaguar pas vendimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës që më 31 janar të votojë për vazhdimin e mandatit të Lumir Abdixhikut në krye të partisë.

Sipas tij, ky vendim dëshmon drejtimin politik që po merr LDK-ja, duke u afruar me pushtetin aktual dhe Vetëvendosjen.

“LDK e zgjodhi rrugën kah Albin Kurti dhe Vetëvendosja. Opozita tashmë dihet kah e ka adresën. LDK po jep shenjë pro pushtetit”, u shpreh Syla.

Ai kritikoi gjithashtu atë që e quajti largim nga identiteti tradicional rugovist i partisë, duke shtuar se gjenerata e re brenda LDK-së po zgjedh pushtetin para parimeve dhe trashëgimisë politike të saj.

“Me vjen keq për shumë miq në LDK. Në vend të Kosovës dhe frymës mbi të cilën u ndërtua partia, u zgjodh pushteti”, tha ai.