Lajme

Syla: Kurti u tërhoq nga barrikadat, çka nëse tërhiqet edhe nga Asociacionni?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:42 / 24 January 2023

Analisti dhe gazetari, Valon Syla ka thënë se Kryeministri, Albin Kurti do të dezertojë përballë kërkesave insistuese të faktorëve ndërkombëtarë për implementimin e Asociacionit

Syla ka përmendur barrikadat, duke thënë se Kurti u tërhoq, dhe i njëjti ka pyetur se cka nëse Kurti tërhiqet edhe nga Asocicacioni.

A e patë Albin Kurtin për barrikadat, u tërhoq. Cka nëse tërhiqet edhe prej Asociacionit? Unë qysh e kam pa, domethënë në këtë kohë, personalisht unë besoj ndryshe nga informacionet që po më vijnë. Unë besoj që Albin Kurti do të dezertojë. I bie që ikë. Ja jep dorëheqje, ja e bllokon Kosovën dhe thotë s’po japi dorëheqje por nuk po shkoj, dhe na hin sanksione siՈ na po patën hyrë me qeveritë e kalume”, ka thënë Syla në T7.

Syla ka thënë se nga veprimet e mundshme të Kurtit, Kosova mund të bllokohet.

Vijnë sanksionet, ta nalin liberalizimin, t’i ndalin paratë vjetore. Këto ndalen. Ia kanë ndal ministrave të qeverisë së Kosovës jashtë. Kënd e ke pa jashtë? Kështu të bllokon. Të mëshojnë diplomatikisht. Kështu përballon Albin Kurti se ai nuk e ka gajle”, ka thënë ai.