Ballina

Syla: Pe luftojmë krimin, e shtinëm në burg Burdushin, e more cirkuza…Rrenca!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:52 / 10 January 2023

Kryeministri Albin Kurti postoi në Facebook një shkrim me një fotografi si përmbledhje e punëve të Qeverisë gjatë vitit 2022 në fushën e sundimit të ligjit.“Qeveria kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, e titullon Kurti vitin e qeverisjes së tij.

Analisti Valon Syla i ka bërë një pyetje publike Kryeministrit Kurti lidhur me deklarimin e tij të fundit. Ai i kërkon Kurtit ta përmend një “emër të madh” që është arrestuar për krim dhe korrupsion gjatë qeverisjes së tij.

“Albin Kurti po lavdërohet se e çrrënjosi krimin e organizuar për këto 2 vite në vend. Atëherë, një pytje publike për Kryeministrin Kurti. Pyetja është; Kush u arrestua për krim e korrupcion për këto 2 vite në Kosovë. Përmende një emër të madh?”, ka shkruar Syla.

Postimi i plotë:

Albin Kurti foli për luftim të krimit të organizuar. Por veç Burdushin e shtinën në burg.
Për çka? Për mëgji a?
Apo për magji, që i thotë gjenerata e re.

Cirkus.