Lajme

Syla për sondashin ku doli VV me 49.5%: Një cirkuz mi ushqy militantat

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:06 / 8 April 2024

Valon syla është njëri nga panelistët sonte në Pressing ku po diskutohet për sondazhin që e nxori Lëvizjen Vetëvendosje me 49.5 për qind të përkrahjes së qytetarëve. Për gazetarin Syla ky rezultat është mashtrim i opinionit publik.

Syla tha në Pressing se ky sondazh është “një cirkuz mi ushqy militantat”

“Unë mendoj që ky numër është astronomik, unë nuk e di qa ka bo Albin Kurti me dalë 49.5%”, tha Syla në Pressing.

“Në momente krejt tjera elektorale, qoftë në zgjedhje lokale e në sondazhe të mëhershme nuk janë dalë kështu. Unë e dyshoj sondazhin, seriozisht.”

“Nuk mendoj që këta (LVV)  e prekin 40%, po ai është mendimi jem”, shtoi ai.

“Mendoj që Nisma-AAK janë më lartë sesa që i ka qitë, edhe LDK është shumë më lartë”.