Lajme

Tahiraj: U larguam nga Islami politik që fyen vlerat kombëtare

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:04 / 25 October 2023

Saim Tahiraj, pjesëtarë i “Lëvizjes për braktisjen e fesë islame” në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka dhënë detaje për mënyrën se si u organizua tubimi.

Ai ka treguar se fillimisht tubimi ishte planifikuar të mbahej në një lokal, por që më pas kjo gjë kishte ndryshuar për shkak të refuzimit të pronarëve.

“Tubimi që u mbajt në Isniq me 20.10.2023, ishte ftuar të mbahet në restorantin “ILIRIA” në Deçan, por për shkaqe që vetëm ata i dinë e refuzuan të mbahet dy orë apo diçka më shumë, para se të fillonte tubimi”, ka theksuar Tahiraj.

Sipas tij, ky tubim ishte një nismë qytetare që publikisht të largohen nga Myslimanizmi për shumë arsye, mbi të gjitha për shkak të ndikimit që e ka feja në zbehjen e vlerave kombëtare.

“Fyerja e figurave tona kombëtar që nga Skënderbeu dhe të tjerët, fyerja e flamurit tonë kombëtar, gjuhës Shqipe, veshjeve tona kombëtare dhe zëvendësim me ato arabe, e çiftelisë instrumenti ynë tradicional etj. Propaganda për martesa me të afërm, si fëmijët e axhallarëve dhe të tjerëve, që është në kundërshtim të ashpër me kulturën dhe traditën tonë të lashtë. Në traditën tonë të lashtë nuk kemi pasur martesa brenda të njëjtit fisi. Paraqitja e Perandorisë Osmane si mbrojtëse e identitetit Shqiptarë e që Historia flet krejtësisht ndryshe, e paraqet si pushtuese gjakatare dhe shkatërruese e çdo gjëje që ishte Shqiptare. Paraqitja e Sulltan Muratit si çlirimtarë e në fakt ishte sulltani më kriminelë që shqiptarë i masakroi në format më barbare. Të gjitha këto fakte dhe shumë të tjera të cilat na kanë kontaminuar mbarë hapësirën shqiptare tani e mbi njëzet vite, janë faktorët kryesorë që më 20.10.2023 morëm një vendim publik, që të largohem nga ky Islam Politik”, shprehet Tahiraj. 

Ai thotë se “islami politik” nuk ka të bëjë fare me fenë Myslimane, thjeshtë është një ideologji politike e maskuar me petkun e Islamit.  

“Financohet dhe mbështetet nga çarqe anti Shqiptare që për qëllim ka shkatërrimin e kulturë, gjuhës dhe traditës sonë kombëtare. Duke parë këtë invazion anti kombëtar nuk na ka mbetur asnjë alternativë tjetër përpos kësaj që morëm në tubimin e datës së 20.10.2023, të largohemi përfundimisht nga ky Islam Politik shkatërrimtar i gjithçkaje që është shqiptare. Nuk jemi kundër asnjë feje normal që vepron brenda kornizave të saj pa prekur identitetin tonë kombëtar, andaj askush nuk guxon të na trajtoj si një lëvizje anti islamike apo anti ndonjë feje tjetër”, potencon ai.

Tahiraj thekson se largimi i tyre nga “Islami Politik” është vendim personal, e drejtë demokratike dhe se zgjedhja e secilit kah do të orientohen, është zgjedhje personale e individit.

“Ky veprim i yni nuk është kundër askujt dhe nuk duhet të merret si nxitje te urrejtjes ndër fetare. Ky veprim i yni ka mbështetje goxha të madhe dhe shtrihet në shumë regjione të Kosovë. Duhet të punohet në rrumbullakësimin e një platforme dhe konsolidimin e organizimi”, nënvizon ai.