Lajme

Tahiri: AAK e ka të sigurt pjesëmarrjen në Kuvend, edhe pa votat e diasporës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:18 / 31 December 2025

Kandidati për deputet thotë se Aleanca tashmë ka mbi 50 mijë vota dhe do të ketë grupin e vet parlamentar.

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Besnik Tahiri, ka deklaruar se tashmë është konfirmuar se AAK do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës në përbërjen e ardhshme.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka theksuar se Aleanca aktualisht ka rreth 50 mijë vota vetëm brenda Kosovës dhe se edhe nëse nuk merr asnjë votë shtesë nga diaspora apo nga votat me kusht, prapë siguron përfaqësim parlamentar.

“Aleanca qysh tash i ka 50 mijë vota veç në Kosovë dhe, edhe nëse nuk merr asnjë votë nga diaspora ose nga votat me kusht, është pjesë e Kuvendit të ardhshëm me grupin e vet parlamentar,” ka shkruar Tahiri.

Në fund të reagimit të tij, ai ka shtuar me një ton ironik: “Veç thash t’ju kallxoj për ju që nuk e dini”.