Nën kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ishte i ftuari i radhës në emisionin Blic Interview me Astrit Gashin, raporton GazetaBlic.
Tahri thotë se kanë humbë shumë njerëz për shkak të koalicioneve të bërë pa mendim strategjik, ku shton se Aleanca është e fortë për shkak të identitetit të vet politik.
Ai thekson se AAK nuk i ka bërë kurrë asnjë dëm Kosovës, ku shton se kanë qenë opozita kryesore dhe kanë qëndrime politike për secilën temë.“Ne i kemi pas mbi 50 mijë vota, dhe ne kemi humbë shumë njerëz për faktin që kemi bë koalicione pa mendim strategjik, sepse ne jemi të fortë, Aleanca është e fortë për shkak të identitetit të vet politik.
Ne nuk ia kemi bë asnjë dëm kurrë Kosovës, me sy mshel muj me ecë dhe nuk ka me thënë ndonjë dëm. Ne kemi qenë opozita kryesore, ne kem qëndrime politike për secilën temë”, tha ai.
Tahiri shton se për shkak të koalicionit me PAN-in për 18 muaj e kanë marrë faturën e 10 viteve sa ishin në opozitë.“Në 2014 ne kemi dashtë me i jap Kosovës mevlan, u prish plani na mbetëm edhe pa pushtet edhe pa fytyrë duke na akzu se ne e bllokum a na ishim në opozitë, dhe kjo ka qenë arsyeja se pse unë kam rezistu me hy në PANN. Unë e pranoj që ka pas momente të caktume nepotizëm në atë kohë, por ti shihe nepotizimin tash kush është në bordet udhëheqëse në këtë qeveri. Për shkak të PANIT na për 18 muaj e kemi marrë faturën e 10 vitev që kemi nejt në opozitë”, shtoi ai.
Gjithashtu, Tahiri ftoi të gjithë anëtarët e Aleancës dhe ata që besojnë në vizionin e saj të angazhohen për zgjedhjet lokale.
“E kam kërkesen për secilin anëtarë të Aleancës, secilin ish anëtarë, secilin njeri që beson në vizionin tonë, beteja jonë për të treguar që jemi subjekt politik i qëndrueshëm janë zgjedhjet lokale, secili njeri duhet me u angazhu që me pas rezultatin më të mirë dhe më pas te shohum kush dhe cka bën. Ndoshta unë nuk do të garoj, dhe sipas gjitha gjasave nuk do të garoj, por tani duhet të fokusohemi në zgjedhjet lokale”, përfundoi ai.
Lajme
Tahiri: AAK ka humbur shumë njerëz për shkak të koalicioneve pa mendim strategjik – Nuk i kemi bërë kurrë dëm Kosovës
2:01 / 22 June 2025