10:49 / 11 March 2026
Figura e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ishte një nga temat që u diskutua sonte në edicionin më të ri të emisionit Rubikon në Klan Kosova, me deputetin e PDK-së Arian Tahiri.
Tahiri tha se Thaçi është një nga figurat më të rëndësishme të kombit shqiptar, me rolin dhe veprimet e tij e lidershipin e tij.
“Ka qenë lider që e ka transformuar situatën që e kemi sot të shqiptarëve në Ballkan, përkatësisht kosovarëve. Edhe liria, edhe shteti edhe të gjitha këto. Pra, Albini duhet me u pajtu me të gjitha këto, me këtë realitet që nuk mundet me u krahasu me Hashim Thaçin, as në liri, as në rezultate e as në aspekte tjera”, tha Tahiri në Klan Kosova.