6:09 / 7 October 2024
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se data e zgjedhjeve, 9 shkurti do të jetë “tmerruese”, për Lëvizjen Vetëvendosje.
Tahiri ka thënë se jo për opozitën, por për Vetëvendosjen 9 shkurti do të jetë tërmet zgjedhor.
“Më 9 shkurt populli do të deklarohet, jam i bindur që rezultati zgjedhor do të jetë tmerrues për Lëvizjen Vetëvendosje, njerëzit sot nuk duan të deklarohen, por 9 shkurti do të jetë tërmeti zgjedhor, e them me përgjegjësinë më të madhe, jo për opozitën por për Vetëvendosjen,” tha Tahiri në Dukagjin.
Teksa shtoi se Qeveria Kurti, do mbahet mend në histori si dikastere që nuk kanë bërë asgjë.