Lajme

Tahiri: Gazjellësi amerikan do të ishte përgjigja më e mirë e Kosovës ndaj marrëveshjes Vuçiq-Putin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:03 / 29 May 2022

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes së re për furnizim me gaz nga Rusia, mes Vuçiq dhe Putin.

Sipas Tahirit, kjo marrëveshje është dëshmi e qartë se Vuçiç po manipulon BE-në dhe Perëndimin në temat kryesore strategjike, përcjell Klankosova.tv.

Tahiri është shprehur se implementimi i projektit të Gazjellësit Amerikan do të ishte përgjigja më e mirë ndaj marrëveshje.

“Marrëveshja Vuçiç – Putin është një dëshmi e qartë se sa shumë Vuçiç po manipulon BE-në dhe Perëndimin në temat kryesore strategjike: Mbështetja për Ukrainën; Agjenda integruese në BE dhe Dialogu Kosovë – Serbi.Çfarë tjetër duhet bërë Serbia për të hapur sytë Brukseli zyrtar, apo atje ende po mendojnë se “Ballkani i Hapur” është përgjigja”, ka shkruar Tahiri.

Tutje, Tahiri tha se Qeveria duhet urgjentisht të marrë vendim pozitiv për projektin e gazsjellësit të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kjo do të ishte përgjigja më e fuqishme kundër marrëveshjes Vuçiq-Putin”, shkroi tutje Tahirit.