1:09 / 7 September 2023
Besnik Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se Policia e Kosovës duhet të ketë pagë të dinjitetshme.
Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sot në 24-vjetorin e tyre, policia do të duhej që ta merrte lajmin e shumëpritur për shtesat e tyre.
“Megjithatë, në vend të defilimit të zyrtarëve të Qeverisë në shesh dhe fotografimit me policë, sot Policët e Kosovës kanë pasur nevojë që të marrin lajmin e shumëpritur për shtesat e tyre: Për pagesën e orëve shtesë; për pagesën e rrezikshmërisë; për rritjen e koeficientit të pagave; për Ligjin për Sigurimet Shëndetësore; për Ligjin për Sigurimin Jetësor”, ka thënë Tahiri.
Postimi i plotë: