Lajme

Tahiri i bindur: LDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet nacionale

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:07 / 20 September 2022

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri ka thënë se partia e tij është duke marrë shënime se çka duhet të ndryshohet në vend.

Tahiri në Prime Time, ka thënë se është e sigurt që në zgjedhjet e përgjithshme, LDK-ja do t’i fitojë ato, raporton Gazeta10.

“Një gjë është sigurt, kurdo që të vijnë zgjedhjet e përgjithshme nacionale, LDK-ja do të jetë aty për t’i fituar ato zgjedhje, dhe për të sjellë një ndryshim cilësor dhe meritor”, ka thënë ai.