Lajme

Tahiri i bindur: Me ba me i hy Haradinaj garës për president, e fiton

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:13 / 23 February 2026

Besnik Tahiri, deputet i AAK, ka folur në lidhje me çështjen e presidentit, pas takimeve të Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, me kryetarët e PDK dhe LDK.

Tahiri ka vlerësuar se nëse kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, do t’i hynte garës për president do të fitonte.

“Se me ba me hi në garë, Ramushi e fiton. Me ba me hi në garë e fiton, absolutisht. Në një garë kur vjen një figurë si Ramush Haradinaj dhe kushdo tjetër, ajo është tjetër muhabet. Unë jam i bindur që kemi vota”, tha Tahiri në DPT te Fidani.