Lajme

Tahiri i PDK-së i kërkon llogari Kurtit pas takimit me emisarët

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:15 / 23 October 2023

Gjatë ditës së shtune, kryeministri i vendit Albin Kurti zhvilloi një takim me emisarët e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Lidhur me këtë takim, Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se kryeministri Albin Kurti do të duhej që pas takimit më pesë emisarët të deklarohej për medie e të jepte më shumë detaje për qytetarët.

Madje tha se një sqarim të tillë, kreu i Qeverisë, ia ka borxh qytetarëve, duke i kërkuar që të ketë bashkëpunim me aleatët e sidomos me ShBA-në.

“Kryeministri i’u ka borxh të gjithë qytetarëve që të mbajë një konferencë dhe të flas për qëndrimi e tij në lidhje me atë vizitë. Gjëja e parë që kryeministri duhet ta bëjë është ta dimë se ku qëndron vendi jonë nga këto kërkesa. I bëjmë thirrje kryeministrit që të ketë një bashkëpunim me aleatët e sidomos me ShBA-në. Ne po kërkojmë që të ketë një hetim ndërkombëtar”, tha ai.

Ndërsa pas mbledhjes së kryesisë u vendos që këtë javë të zhvillohen tre senca, dy ditën e enjte ndërsa një të premten.