Lajme

Tahiri i përgjigjet rëndë VV-së: Do t’ju përcjellim në shtëpi e disa edhe në burgje

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:06 / 6 July 2023

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri i ka reaguar Vetëvendosjes për videon propaganduese të publikuar të martën.

Tahiri ka shkruar se pushteti i sanksionuar tashmë është në një fazë të re paniku dhe po ia kanë frikën opozitës.

Ai i ka paralajmëruar VV-së se pikërisht opozita të cilën po e sulmojnë do t’i dërgoj në shtëpi e disa edhe në burgje.

“Pushteti i sanksionuar i Albinit tashmë ka hyrë në një fazë të re paniku. Sot e paska publiku një video duke e sulmuar opozitën, që dëshmon më së miri se kanë edhe frikë pikërisht nga kjo opozitë. Shumë shpejtë do t’ju përcjellim; disa në shtëpia e disa në burgje”, ka shkruar Tahiri në Facebook.