7:10 / 17 November 2023
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar pas miratimit të projekt-buxhetit 2024.
Ai ka ironizuar me Qeverinë Kurti, duke thënë se i vetmi projekt “madhor” i kësaj Qeverie është pagesa e rrymës në veri, transmeton lajmi.net.
Tahiri ka shtuar se në anën tjetër janë dhjetëra miliona borxhe për vitin 2023.
“Dje, Kuvendi i Kosovës, me votat e Lëvizjes Vetëvendosje, miratoi projekt-buxhetin e katërt të Qeverisë Kurti. I vetmi projekt “madhor” i kësaj qeverie vazhdon të mbetet pagesa e energjisë elektrike për serbët në veri. Mbi 113 milion euro të paguara vetëm për vitet 2021 dhe 2022, ndërsa dhjetra miliona borxhe për vitin 2023. Mbetet të shihen humbjet milionshe në vitin 2024”, ka shkruar Tahiri.