Lajme

Tahiri: Kjo qeveri po prodhon skandal pas skandali

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:48 / 29 March 2026

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, në një konferencë për media foli edhe për ekspozitën e Shkëlzen Gashit, e cila ngjalli reagime të ashpra për shkak të të dhënave të pasakta të paraqitura në Masakrat që kishin ndodhur në Kosovë.

Tahiri deklaroi se Qeveria aktuale po prodhon skandal pas skandali.

Ai theksoi se tash së fundmi janë goditur viktimat e Burgut të Dubravës.

“Kjo qeveri e ky pushtet po prodhon skandal pas skandalit. Është e pakuptimtë se si shteti dështon, dështon Qeveria e Kosovës, Kuvendi, ministria dhe mbështet një ekspozitë e cila në esencë ka pasaktësi që ndërlidhen me të drejtën historike të Kosovës. Pasaktësi, që e demanton burimi i informacionit”, deklaroi shefi i GP të AAK-së para mediave.

“Secili në këtë pushtet mundohet me ikë prej përgjegjësisë. Mundohet me ikë prej përgjegjësie. Lëvizja Vetëvendosje mundohet me ikë nga përgjegjësia duke thënë se ne e kemi përjashtuar autorin nga Zyra e Kryeministrin. Mundohet të ikë nga përgjegjësia edhe Ministria e linjës e cila thotë “Jo ne nuk dimë asgjë për këtë punë”, po ashtu edhe Kuvendi i Kosovës”, deklaroi Tahiri.

Ai shtoi se AAK-ja kërkon që kjo të trajtohet seriozisht.