Shefi i grupit parlametar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka qënë me keq në raportet me miqtë e saj.
Tahiri ka thënë në një konferencë për media se veprimet e njëanëshme dhe jo korrekte nga Kosova e kanë bërë Serbinë të duke sikurse është në anën e duhur. Ai tha se Kosovës i duhet një qeveri e re dhe se kjo gjendje duhet të mbaroj.
“Sa i përket raporteve me miqtë tanë, Kosova prej shpalljes së pavarësisë nuk ka qenë në pozitë më të pavolitshme. Siç e thonë edhe miqtë tanë amerikanë, sjellja jonë jo e duhur, jo e drejtë, në raport me interesat kombëtare dhe bashkëpunimin tonë me aleatët, gjatë kësaj periudhe nuk ka qenë korrekt dhe kemi ardhur në pikën ta nxjerrin Serbinë sikur është në anën e duhur, një gjë e tillë nuk është imagjinuar të ndodhte ndonjëherë. Vendi i duhet një qeveri e re, kryeministër i ri, i cili e nxjerr Kosovën nga ky kolaps. Asnjë vend i BE-së nuk nënshkruan marrëveshje me vendin tonë sepse jemi nën sanksione, kjo gjendje nuk mund të vazhdojë pa mbarim. Duhet të përfundojë. Vetëm atëherë kur vendi do të ketë qeveri të re të udhëhequr nga kryeministri Bedri Hamza.”, tha Tahiri.