Lajme

Tahiri: Mashtrim elektoral, 20 euro nuk luajnë asnjë rol për pensionistët

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:07 / 7 October 2024

Gjatë ditës së sotme në një konferencë për media, Kurti dhe Ministri i Financave Hekuran Murati informun për rritjen e pensioneve për 20 %.

Mirëpo kundër këtij vendimi ka reaguar shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri

Tahiri ka thënë se 20 euro nuk luajnë asnjë rol për pensionistët.

“Sot ka qenë dita më e ulët e kësaj qeverie, nëse ka një ditë që e përfytyron një qeveri që do me cdo kusht me shpërnda mashtrimin, kjo nuk është rritje, 20 euro nuk luajnë rol sot për asnjë pensionist,” u shpreh Tahiri në RTV Dukagjni.

Këtë veprim të Qeverisë, Tahiri thotë se e sheh vetëm si veprim elektoral, pasi sipas tij ndaj pensionistëve kjo është vetëm “një goditje e madhe për shkak se kjo rritje nuk u jep asnjë përgjigje pensionistëve.”