Lajme

Tahiri me kapelë të zezë: Simbolizon fshehjen e krimit dhe vjedhjeve të mëdha

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:10 / 17 October 2024

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në emisionin “DPT te Fidani” sot ka ardhur me një kapelë të zezë, duke thënë se Dejona Mihali po i imponon ato për pushtetin.

Ai është shprehur se ai këtë kapelë e ka marrë si një simbolikë për të treguar se ato i kanë bërë dhe po i bëjnë dëm Kosovës.

Sipas tij, këto kapela simbolizojnë fshehjen e krimit dhe të vjedhjeve të mëdha, përcjell Klankosova.tv.

“Meqenëse Dejona po i imponon kapelat për pushtetin, atëherë e mora një si simbolikë, me e pa që këto kapelat e zeza edhe në të kaluarën i kanë bërë dëm Kosovës, e tash po i bëjnë dëm jashtëzakonisht më të madh sesa në të kaluarën. Kjo simbolizon fshehjen e krimit, kjo simbolizon fshehjen e vjedhjeve të mëdha”, është shprehur ai.