Lajme

Tahiri, Muratit e Kurtit: E keni sjell këtë vend në bllokadë klasike

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:57 / 14 April 2022

Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, në seancë se ministri i Financave, Hekuran Murati dhe kryeministri Kurti, ‘e kanë sjell këtë vend në bllokadë klasike’.

“Ju personalisht si ministër, pazotësia e Albin Kurtit me marr vendime që duhet t’i seroni, e keni sjell këtë vend në bllokadë klasike. E keni sjell në bllokadë sektorin publik, sektorin privat dhe matematika me 100 milionë euro me i jep për shërbimin social” tha ai.

“Duhet me pas përgjegjësi, me bo t’i kalkulimin për ligjin e pagave”, i tha ndër të tjera Tahiri, Muratit

“Mos u bëni qesharak, bëhuni më serioz dhe ejan me oferta konkrete. Oferta vjen me ato çka ki në dorë, nuk jemi duke ju akuzuar për diçka që s’jeni, por po ju akuzojmë për pazotësinë e ju dilni bëni hajgare e qeshni, kjo është turp” tha Tahiri ndë të tjera.