Lajme

Tahiri: Nëse Kurti e miraton Asociacionin do ta ketë problem qëndrimin në Kosovë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:02 / 19 January 2024

Abelard Tahiri nga PDK, tha se nëse miratohet draftstatuti për Asociacionin, do të jetë tradhti kombëtare.

Sipas tij Kurti ka përgjegjësi për marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohri dhe nëse Kurti e miraton atë draft, do ta ketë problem të qëndroj në Kosovë.

“Marrëveshja e Ohrit dhe Brukselit nuk ka pikë nga qielli, Kurti eka dhënë kontributin edhe aty… Kurti e ka parë që krijimi i këtij institucioni do ta ndajë Kosovën në dysh në dy entitete politike territoriale. Jam i bindur se me këtë qeveri nuk e qon përpara, është tradhti kombëtare, nuk e miraton. Vendi do shkojë në zgjedhje… Nuk e miraton draft-statutit, me dërgu vendin në zgjedhje”, tha ai.

Nëse e miraton do ta ketë problem me qëndru në Kosovë. Atëherë do të lind problemi i madh, do ta përjetojmë organizimin territorial të tyre, do hyjmë në problem të madh edhe ndëretnik”, tha ai në “Debat Plus”.