Lajme

Tahiri: PDK e ka vetëm një angazhim, ta çojë n’shpi Qeverinë Kurti

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:41 / 11 September 2023

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se i gjithë angazhimi i kësaj partie, është ‘t’ia shkurtojë jetën kësaj qeverie’.

“Si vend jemi të sanksionuar, kemi masa, restrikcione të vendosura nga BE dhe nga ShBA, atëherë nuk mund të flasim për avantazhin e Kosovës.

Ne jemi ata që jemi në disavantazh, nuk shkon Serbia e sanksionuar por shkon Kosova e sanksionuar.

Prandaj, kjo qeveri i ka bërë dëme të madhe vendit gjatë kësaj periudhe të qeverisjes.

Nuk mund të paragjykoj se si shkon ky takim sepse Kurtin e karakterizon një transparencë jo e madhe në këtë proces.

Kryeministri Kurti ka cka me mshefë në këtë proces meqë është jotransparent.

Angazhimi jonë si PDK është t’ia shkurtojmë jetën kësaj qeverie, vazhdimi i kësaj qeverie do të thotë vazhdim i izolimit.

Efekti në ekonominë tonë, si rezultat i këtyre masave që janë vendosë, do ta shohim në vitin në vijim.

Sot trendi i largimit të qytetarëve me migrim legal është i tmerrshëm”, ka thënë ai pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

Angazhimi jonë pra është që këtë qeveri ta cojmë në shpi”, tha ai.