Lajme

Tahiri për Qeverinë: Kosova do te mbetet para dyerve te Këshillit te Evropës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:23 / 11 March 2024

Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, Edita Tahiri, ka reaguar rreth debatit për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Europës.

Në Facebook ajo tha se kjo Qeveri vetëm mund të “presë para dyerve të Këshillit të Europës”, shkruan lajmi.net.

Tahiri iu referua edhe intervistës së mbrëmshme të ambasadorit gjerman Joern Rohde, i cili nënvizoi faktin se kusht për të u anëtarësuar në Këshill të Europës, Kosova, ka zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit.

“Me kete Qeveri Kosova do te mbetet para dyereve te Keshillit te Evropes, per antaresimin e te ciles i kemi votat qe nga koha e qeverisjes tone- Ambasadori gjerman Rhode spjegoi hapur se pa u zbatuar vendimi i Gjykates Kushtetuese per pronen e Manastirit te Decanit nuk do te kete antaresim!”, ka shkruar ajo.