Lajme

Tahiri: Qeveria Kurti paradite vjedh rezervën shtetërore, pasdite mbyll media të lira

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:09 / 29 July 2023

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti paradite vjedh rezervën shtetërore, pasdite mbyll media të lira.

Sipas tij, abuzimi, korrupsioni dhe hajnia e pacipë, Rozeta Hajdarit do ia sjellë një fund të mirë në fllad të Dubravës.

“Marrëzia s’ka fund për qeverinë Zdravo. Paradite vjedhin rezervën shtetërore, madje bash në kafshatën e bukës, në miell e vaj, ndërsa pasdite mbyllin mediat e lira.

Abuzimi, korrupsioni e hajnia e pacipë, Rozeta Hajdarit do ia sjellë një fund të mirë: në fllad të Dubravës”, ka shkruar Tahiri në Facebook.