Lajme

Tahiri: Shumë gurë janë gjuajtur mbi këtë luftë të UÇK’së

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:51 / 17 December 2022
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas vendimit të sotëm ndaj ish-komandantit të UÇK’së, Sali Mustafa, i cili u dënua me 26 vite burgim për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Tahiri në T7 tha se ky vendim i ka prek të gjithë shqiptarët.

“Lufta e UÇK’së ka qenë luftë për liri, në tokë tonë, në vend tonë, kundër një okupimi klasik të regjimit të MIllosheviqit. Vendimi i sotëm na ka prek shpirtnisht, secilin shqiptar që frymon shqip është në gjendje jo të mirë emocioniale, e kur jemi në këtë gjendje duhet gjithmonë t’i thirrim arsyes”.

Tutje, Tahiri tha se shumë gurë janë gjuajtur në luftën e UÇK’së.

“Prej përvojes që kam në dy gjykime në Hagë ndaj Haradinajt është të bëhet një apelim serioz, jam i bindur që nëse egziston diku një drejtësi, ky vendim do të kthehet. Shumë është gju gurë në këtë luftë të UCK’së”.