Lajme

Tahiri: Situata në sektorin energjetik është serioze dhe afër një katastrofe ekonomike

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:20 / 30 May 2025

Besnik Tahiri, nga AAK, thotë se situata në sektorin energjetik është serioze dhe afër një katastrofe ekonomike.

Tahiri thotë se rritja deri në 200% e çmimit të energjisë për prodhuesit po çon shumë ndërmarrje drejt bankrotimit.

Ai shton se qeveria duhet të dëgjojë zërin e atyre që punësojnë miëra qytetarë dhe jo t’i stigmatizojë si armiq të shtetit.

Postimi i plotë:

Situata në sektorin energjetik është serioze dhe afër një katastrofe ekonomike

Rritja deri në 200% e çmimit të energjisë për prodhuesit po e çon shumë ndërmarrje drejt bankrotimit. Këto biznese përfaqësojnë rreth 70% të punësimit në sektorin privat dhe kontribuojnë në mbi 50% të GDP-së së Kosovës.

Liberalizimi pa tranzicion të drejtë, pa dialog, pa analizë të bazuar në evidencë dhe pa mbështetje është recetë për destabilizim.

Qeveria duhet të dëgjojë zërin e atyre që punësojnë mijëra qytetarë dhe jo t’i stigmatizojë si armiq të shtetit.

Reforma kërkon përgjegjësi, jo arrogancë.