Lajme

Tahiri: Situata në vend është serioze, përditë e më keq

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:13 / 14 June 2023

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive Kosovë Shqipëri.

Tahiri ka thënë se anulimi i kësaj mbledhje, e dobëson Kosovën.

“Lajmi për anulimin e takimit në mes të dy qeverive pa asnjë dyshim e dobëson Kosovën dhe njëkohësisht na tregon se sa serioze është situata aktuale në vend, përditë e më keq!”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook.