Lajme

Tahiri: Të hulumtohet origjina kombëtare e Edi Ramës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:55 / 4 October 2023

Ish kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Kuvendi i Shqipërisë duhet ta thërras urgjentisht në interpelancë kryeministrin Edi Rama.

Arsyeja e kësaj, Tahiri thotë se duhet të jetë deklarata e Ramës në Financial Times se Kosova është “tokë e askujt”.

Këtë, Tahiri e quajti skandalore dhe antikombëtare dhe se duhet të hulumtohet origjina kombëtare e Ramës.

“Kuvendi i Shqiperise duhet ta therras urgjentisht Edi Ramen ne interpelance per deklaraten e tij ne Financial Times se Kosova eshte ‘toke e askujt’ Skandaloze, antikombetare! duhet hulumtuar origjina kombetare e tij”, ka shkruar Tahiri.

Kryeministri i Shqipërisë në një intervistë për “Financial Times” tha se Kosova është një pikë e nxehtë dhe se me kalimin e viteve është bërë tokë e askujt.