Kuvendi i Kosovës pritet që këtë javë të mbajë dy seanca.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Armend Muja ka kërkuar votat e opozitës për marrëveshjet ndërkombëtare.
Ai tha se është vërejtur një tendencë e tri partive opozitare në Kuvend kundër këtyre marrëveshjeve.
Lidhur me këtë, ka reaguar deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri.
Ai tha se nuk do të votojnë asnjë marrëveshje ndërkombëtare, dhe se vendit i duhet një qeveri e re
“Republika e Kosovës vazhdon të jetë nën sanksione. Këta po kërkojnë votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat nuk kanë mundësi të realizohen në situatën aktuale që jemi. Kryeministri Kurti nuk është njeriu që mund ta nxjerr Kosovën nga sanksionet. Ai e ka vendosur në sanksione dhe vendit i duhet një qeveri e re”, theksoi Tahiri.
Seancat pritet të mbahen ditën e mërkure dhe të enjten.