Lajme

Tahiri: Vetëvendosje është partia e fundit që mund të thirret në parime politike

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:58 / 12 August 2024

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i fundit që mund të thirret në parime politike.

Tahiri ka thënë se synimi i Ramush Haradinajt për postin e presidentit është synim legjitim.

“Synimi i Ramush Haradinajt për postin e presidentit është synim legjitim dhe i logjikshëm dhe nuk është në pronësi të kurkujt. Vetëvendosje është partia e fundit që mund të thirret në parime politike. Po ua rikujtoj që lideri i saj, Albin Kurti, iu përkulke Akademik Isa Mustafës për pak pushtet, madje  duke e quajtur ‘Profesor Isë’, e pak muaj më herët po të njejtit ia kishin sulmuar shtëpinë dhe familjen me kauza të rrejshme politike. Kuptoni, çdo qëndrim politik tuajin e keni shkelë me dy këmbë, e së fundi e keni sjellë vendin buzë shkatërrimit politik e ekonomik”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i tij në Facebook: