Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se viti 2024 është vit zgjedhor, për faktin se edhe zgjedhjet e rregullta të 2025 duhet të shpallen 4-6 muaj para mbajtjes së tyre.
”Viti 2024 është vit zgjedhor, për shkak se edhe për zgjedhjet e rregullta ato duhet të shpallen më së herët gjashtë muaj, e më së voni katër muaj, para zgjedhjeve. Kjo nënkupton që partitë politike do të punojnë për përpilimin e listave dhe zgjedhjeve”, ka thënë Tahiri.
Tutje deputeti ka thënë se sa më shpejt që shkon kjo Qeveri, aq më mirë është për qytetarët e saj, transmeton lajmi.net.
“Problem nuk është përcaktimi i zgjedhjeve të parakohshme apo të rregullta. Problem është që kjo qeveri është duke i shkaktuar dëme të mëdha Kosovës dhe është duke e dëmtuar e rrafshin e brendshëm. Në veçanti, në varfërimin dhe në ekonominë e Kosovës, e cila është në rrafshin më të ulët në historinë e vet. Andaj, sa më shpejt që shkon kjo qeveri, aq më mirë do të jetë për Kosovën dhe për qytetarët e saj”, ka shtuar ai.