Lajme

Tahiri: Vjosa Osmani s’e ka problem PDK-në, problemin e ka me Kurtin dhe Vetëvendosjen

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:08 / 2 March 2026

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së thotë se Kurti nuk po don ta zgjedhë presidente edhe për një mandat Vjosa Osmanin.

Duke folur në emisionin “Debat Plus” në RTV DukagjiniArian Tahiri, shef i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar se presidentja aktuale Vjosa Osmani nuk e ka problem PDK-në, por kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.

“Vjosa Osmani nuk e ka problem PDK-në. Vjosa Osmani e ka problem Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen, asaj nuk i vjen rendi me ardh te PDK-ja hiç”, ka thënë Tahiri.

Ai ka theksuar se vendi ka nevojë për bashkim dhe unifikim politik, sidomos në prag të zgjedhjes së presidentit të ri, duke shtuar se PDK mbetet e hapur për marrëveshje pozitive dhe zgjidhje konsensuale.