Lajme

“Takim vëllazëror” – Haradinaj lutje Ramës: Kujdesu për Kosovën te faktori ndëkombëtar

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:08 / 19 October 2023

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është pritur në Tiranë nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

Haradinaj njoftoi se ata kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë, dhe vendet e rajonit, shkruan lajmi.net.

Kreu i AAK’së i kërkoi që të përkujdeset për Kosovën gjatë bisedave me faktorët e ndryshëm ndërkombëtarë.

Postimi i plotë:

Sot në Tiranë një takim vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike.

I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj.

E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova.