...

Lajme

Takimi në Greqi, Mushkolaj: Kurti mirë bëri që shkoi

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:51 / 23 August 2023

Si një “veprim i mirë” u vlerësua shkuarja e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor nga ana e analistit, Imer Mushkolaj

Në “Debat Plus”, Mushkolaj ka treguar përshtypjet e tij nga takimi i e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Athinë. Ai thekson se njohje të reja për Kosovën nuk ishin fokusi i takimit.

“Fokusi i takimit në Greqi nuk ishte njohja ose jo e Kosovës as nga Greqia, as nga Ukraina. Ishte shumë më shumë se kaq, të paktën përpjekja ishte e tillë. Edhe pse në mungesën e Kryeministrit Rama nuk u plotësua ajo fryma evropiane që të jenë të gjithë liderët e Ballkanit perëndimor plus edhe të tjerë”, ka deklaruar ai.

“Pavarësisht përpjekjes së Kryeministrit grek për të thënë se kjo fryma evropiane vazhdon, kjo mungesa e Shqipërisë nuk është pjesë e frymës evropiane dhe nuk mund të thuhet se ky takim i liderëve të rajonit i përmbushi aspektet pritjet që ata i kenë. Interesant u duk takimi i Zelenskyt dhe Vuçiqit. Hera e parë që u takuan, takim i gjatë. Po ashtu, interesant mu duk nënshkrimi i deklaratës nga pjesëmarrësit, edhe nga Vuçiqi sepse në të, deklarata i pozicionon nënshkruesit në krah të BE-së në raport me luftën Rusi-Ukrainë.”

Krahas kësaj, ndonëse e vlerësoi veprim të duhur shkuarjen e kreut të ekzekutivit kosovar, ai ritheksoi se takimi nuk pati frymë evropiane.

“Nëse më pyetni se a do duhej Kurti të shkonte në kë takim unë mendoj se po. Mirë ka bërë…kjo mungesa e Shqipërisë lidhet me atë problemin e arrestimit të kryetarit të bashkësisë së Himarës”, deklaroi Mushkolaj. “Frymë evropiane nuk pati duke filluar nga raportet Shqipëri-Greqi, mungesës së Ramës…ankesat ballkanike që shtetet e rajonit kanë për njëra-tjetrën”.

Njëmbëdhjetë liderë të vendeve të Ballkanit, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, realizuan në Athinë një takim joformal dhe u pajtuan për një deklaratë të përbashkët për përkushtimin e tyre ndaj vlerave të demokracisë dhe sundimit të ligjit në lidhje me agresionin rus në Ukrainë.

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.