Lajme

Takohen familja e Luizit dhe Kiarës, mesazhi falënderues i Luizit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:36 / 1 August 2023

Luizi dhe Kiara janë kryeqendra e vëmendjes që pas daljes së tyre nga “BBV”. Shkak i atyre, gjatë kësaj kohe shumë në media janë përfolur edhe familjet e tyre dhe marrëdhënia që ata kanë.

Çifti nuk ngurojnë të postojnë foto së bashku, teksa së fundmi janë parë edhe nën shoqërinë e nënës së këngëtarit, e po ashtu kjo e fundit është fotografuar me nënën e Kiarës.

Sot, Luizi ka postuar një foto ku shfaqet në darkë me dy familjet, atë të Kiarës dhe atë të tijën.

“Falenderoj Zotin për bukën, familjen dhe dashurinë mes nesh”- shkruan Luizi krah fotos, që tregon se gjërat mes dy familjeve janë më mirë se kurrë.