Lajme

Tali i prerë: Nuk jemi anti-amerikanë por anti-asociacion

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:19 / 29 January 2023

Ish-këshilltari i Glauk Konjufcës, Driton Tali ka reaguar ndaj atyre që po thonë se jemi anti-amerikanë.

“Nuk jemi antiamerikanë por antiasociacion”, shkruan ai, duke shtuar se Serbi është antiamerikane dhe prorusi.

Postimi në Facebook:

Nuk jemi antiamerikanë por antiasociacion!

Ka dallim të madh kjo!

Kushdo që e trumpeton këtë broçkull nga shqiptarët o është injorant o është …!!!

Serbia e tashme është antiamerikane dhe prorusi.

Sipas një sondazhi të bërë para disa muajsh dolën të jenë rreth 85% pro Putin e pro Rusi.

Pra gjykuar nga zgjedhjet e fundit në Serbi, Putini ka përkrahje më të madhe se edhe vet Vuçiçi.

Po të bëhet ndonjë sondazh i tillë në Kosovë, jam i bindur se rezultati do të dali i kundërt, në favor të ShBA’së. Bile te popullata shqiptare edhe mbi 95%.

Andaj kujdes me deklaratat publike dhe (krye)titujt në portale!