Lajme

Të buzëqeshur afër njëri-tjetrit, publikohet video e Faton Hajrizit me partneren e tij – ja si ishte raporti i tyre

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:00 / 19 July 2024

Vrasja e Faton Hajrizit në Serbi ka ngjallur reagime të shumta.

E gjithë ngjarja është përcjellur me detaje dhe deklarata të ndryshme.

Familjarët e Fatonit e kanë përjetuar rëndë vdekjen e tij, ku për këtë gjatë ditës reagoi edhe partnerja e tij, Liridona Shala.

Ajo ka thënë se momentet e paharrueshme gjithmonë do të mbeten kujtim i tyre.

“Momentet e paharrueshme, gjithmonë në zemrën tem ka me i mbajt. Oh Zot, qysh s’mujte ëndërrat tua me i realizu, çka të bonen bre, qofsh banor i xhehnetit o jetë, o njeri me zemër të madhe. Do të mbetesh i paharruar në zemrat tona”, shkroi ndër të tjera partnerja e Hajrizit, përcjell “Bota sot”.

E së fundi, janë publikuar disa pamje ku shihen se Fatoni dhe Liridona kanë pasur një lidhje shumë të hareshme, derisa shihen shumë të lumtur afër njëri-tjetrit.

Video: