Lajme

‘Të dëgjojmë p*rdhët e çdo diplomati’/ Andi Bushati i ashpër: Vjen, bën pazarin 3 vjet dhe ikën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:35 / 27 May 2022

Analisti Andi Bushati shprehet se faktori amerikan në vendin tonë është i rëndësishëm dhe duhet të dëgjohet dhe të merret parasysh, por sipas tij duhet bërë diferenca mes diplomatëve kalimtarë.

Sipas Bushatit këtyre të fundit “u duhet thënë edhe jo, kur mendojmë se kemi të drejtë”.

“Jam dakord dhe i besoj ata që kanë këtë diskur properëndimor, por çfarë properëndimor? Padyshim të jemi në NATO, t’i vëmë sanksione Rusisë, këtu jemi properëndimor. Por të dëgjojmë, më falni për shprehjen, p*rdhët e çdo diplomati që vjen, bën pazarin tre vjet dhe ikën, s’jemi as pro dhe as kundër perëndimor.

Kush e mendonte që Berishës do i vinte Xhorxh Bush në zyrë? Asnjëri! Kush e besonte që kampioni i sotëm i Amerikës Edi Rama, para 9 vitesh ta shpallte që ushqente celula antiamerikane?

Të gjithë diplomatët kalimtar, këtyre u duhet thënë dhe jo kur mendojmë se kemi të drejtë. Por nëse shumica e shqiptarëve janë për të mbajtur aksin properëndimor, po patjetër!

Por midis të qenit properëndimor dhe b*thlëpirës, është një hendek i madh dhe duke qenë pro të parës, nuk justifikon të dytën”, tha Bushati.