Lajme

“Të drejtën e vetos së komunitetit serb…” Alarmon ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese: Vetëvrasje për pavarësinë e Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:29 / 6 September 2025

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka reaguar ashpër pas vendimit të kësaj gjykate për miratimin e masës së përkohshme të kërkuar nga Lista Serbe për konstituimin e Kuvendit.

Përmes një postimi, Kryeziu ka thënë se ky vendim i hap rrugën që komuniteti serb të ketë të drejtë vetoje në proceset më të rëndësishme shtetërore.

“Kam frikë që me këtë masë idiotike të përkohshme, Gjykata Kushtetuese është duke e përgatitur terrenin për ta shpallur si të ligjshme të drejtën e vetos së komunitetit serb mbi procesin më vital të funksionimit të shtetit,” ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Kam frikë që me këtë masë idiotike të përkohshme, Gjykata Kushtetuese është duke e përgatitur terrenin për ta shpallur si të ligjshme të drejtën e vetos së komunitetit serb mbi procesin më vital të funksionimit të shtetit.

Kjo është vetvrasje për pavarësinë faktike të Kosovës.