Lajme

“Të gatshëm për t’i adresuar çështjet në agjendë”, Kurti deklarohet pas takimit me Escobar

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:02 / 14 March 2024

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit me emisarin e SHBA-së Gabriel Escobar.

Kurti në profilin e tij në ”X”, thotë se Escobarin e ka falënderuar për mbështetjen e SHBA-së dhe ka kërkuar që të mbahet përgjegjëse Serbia për sulmin në Banjska.

Gjithashtu, Kurti shkruan se të njëjtin e ka informuar edhe për hapat e ndërmarrë në mbështetjen e transicionit nga dinari në euro.

“Kënaqësi të takohem me Gabriel Escobar. E falënderova për mbështetjen e Amerikës dhe theksova nevojën për ta mbajtur përgjegjëse Serbinë për sulmin në Banjska.

Gjithashtu e informova atë për hapat që ka ndërmarrë qeveria jonë për të mbështetur tranzicionin e rregullores së Bankës Qendrore dhe gatishmërinë tonë për të adresuar çështjet në agjendë ”, shkruan Kurti.

Ndërkohë, Escobar ka thënë se Kurti e ka marrë parasysh shqetësimin amerikan për efektin e ndalimit të dinarit tek serbët lokalë dhe ka premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që Escobar i ka bërë në takim.

“Patëm një diskutim shumë të mirë dhe e kam bërë shumë të qartë që askush s’ka nevojë të dëgjojë storie të njerëzve që preken më së shumti nga ky vendim. Sigurisht që ne prekemi nga storiet e njerëzve dhe ndikimin që ka pasur ky vendim në ta. Kryeministri ka marrë parasysh dhe premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që i kam bërë sot”, ka thënë Escobar pas takimit me Kurtin.