Lajme

Të hënën dalin në shitje biletat për miqësoren Kosova – Burkina Faso

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:57 / 19 March 2022

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se shitja e biletave për miqësoren me Burkina Fason do të nis këtë të hënë nga ora 16:00.

Miqësorja mes Kosovës e Burkina Fasos do të zhvillohet më 24 mars nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e kaluara: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro”, thuhet në njoftimin e federatës, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se pas miqësores me Burkina Fason, Kosova do të luaj një tjetër miqësore, kundër kombëtares së Zvicrës me 29 mars.