“Veprimtari i LDK-së, Halil Geci në shkrimin e radhës ka folur për tradhtitë që i sollën Kosovës Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Edi Rama së bashku me partë PDK dhe LDK.
Geci këtë herë, ka radhitur tradhtitë që sipas tij, ish-liderët politikë të Kosovës i sollën dëme të mëdha shtetit tonë.
AI shkruan se, me siç e quan ai, Polarin e Brojës është nda Mitrovica.
Sipas Gecit, Thaçi bashkë me Edi Ramën e kryen projektin për ndarjen e Kosovës, open Ballkanin dhe shumë dëme të tjera.
Shkrimi i plotë:
Kosova pati fatin që në fillim të maratones politike për lirinë e këtij vendi, të kyçen e të punojnë pa lodhshëm një elitë intelektulësh me namë, e me emra profesorësh, dr. shkencash dhe akademikësh të vyer e të pa thyer, e që në krye të proceseve në momentet më delikate ta udhëheqin vendit drejt fitorës të sigurt në rrugëtim drejt Perëndimit.!
Kjo ekipë intelektualësh me në krye Rugovën e rreshtuan popullin në rrugën e duhur andaj ku ishte vula e fitorës, nga Vatikani, Brukseli, dhe Amerika.
E tërë presioni dhe vrasjet politike të aktivistëve të LDK-së që ndodhen e kishin vetëm një qëllim, qëllimi i këtyre maskarenjve ishte që institucionet e asaj kohe që udhëhiqeshin nga Rugova i madh t’i largojnë nga rreshtimi Amerikan-perëndimorë..!
Lufta në Ukrainë ka ndodhur pikërisht pse populli Ukrainasë zgjodhi të rreshtohet me Amerikën dhe Perëndimin.
Qytetarët Ukrainesë e votuan anti rusin Zelenski, dhe mos neënshtrimi i Ukrainës për mes votes të lirë, e solli luftën që sot Ukrainasit po luftojnë i madhë e i vogël duke i mbushur lendinat me varre vetëm e vetëm për të qenë jasht tuteles Ruse.
Por Ukraina zgjodhi të ikë nga tutela Ruse dhe nuk u shit ashtu siç u shit Polari i Brojes, Isa Mutafa, Edi Kristaqi dhe rrethi i tyre, të cilëve Kosova ua pa fort sherrin.
Me Polarin dhe PDK-në e dhe me mbështetje të LDK-së në krye me kryeshpiunin Isa Mutafen dhe defatoret e tupangjitë e LDK-së i kanë ndodhur Kosovës shumë dëme dhe tradhëti të pa riparushme, ato dame janë këto:
Me Polarin u nda Mitrovica.
Me miratimin e Polarit dhe ndihmën e Kristaqit u krye projekti i ndarjes…!
Me Polarin dhe me PDK-në dhe LDK-në u nënshkrua Zajednica.
Me Polarin dhe rrethin e përmendur më lart u nënshkruan ekstra teritoret për manastiret ortodokse shqiptare.
Me Polarin dhe LDK-në u nënshkrua Open Ballkani apo Mini-shëngeni i Avdulla hutit…!
Me Polarin dhe LDK-në u nënshkrua humbja e 8226 h toke Rugove.
Me zgjedhjen e polarit kryetar nga deputetet e LDK-së shteti filloj të shembej.!
Me PDK-në dhe LDK-në u ndërtua gjykata speciale…!
Me polarin dhe rrethin e tij u hodhë në tyezë ndarja e Kosovës…!
Me polarin dhe ekipen e ti, dhe me para të Kosovës lobohej kundra gjykatës ndërkombëtare që i dha Kosovës drejtën për pavarësi….!
A mundeni të na tregoni juve lexues të nderuar se si ti quajmë këta faqezi dhe faqe zeza, apo zuzar-e zuzarica.
Për mendimin tim, tradhëtitë, vrasjet dhe plaçkitjen që ja kanë bërë këtij vendi emri i tyre s’ka si të jetë ndryshe veç tradhëtarë të atëdheut.
Prandaj gjyqet e Kosovës duhet të merren me ta urgjentisht”.