Lajme

“Të vjen inat që goca i ka ngjarë Luizit?”, Kiara Tito s’ia përton ndjekësit me përgjigjen epike

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:25 / 15 July 2024

Pas ardhjes në jetë të Lunës, Kiara Tito ka gjetur disa herë kohën për të organizuar pyetësor me ndjekësit e saj në Instagram, ndërsa shumica e pyetjeve janë pikërisht për të voglën.

E kështu ka ndodhur edhe sot.

Moderatorja ka biseduar me ndjekësit, ndërsa një prej tyre e ka pyetur në lidhje me ngjashmërinë e Luizit dhe Lunës.

“A të vjen çik inat që i ka ngja goca komplet Luizit?”– ishte pyetja e një ndjekëse për Kiara Titon.

Megjithatë moderatorja nuk ia përtoi një përgjigje.

Teksa postoi pyetjen e ndjekëses, Kiara shkroi: “Sa pyetje kot Si mund te kem inat? Ka fytyren e njeriut qe une dashuroj”.

Shiko foton: