Lajme

Tea e pranon: Po e pëlqeja Luizin!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:26 / 19 February 2023

Tea Trifoni e pranoi më në fund atë që të gjithë e kishim kuptuar. Pëlqimin e saj ndaj Luiz Ejllit.

“Mua Luizi më pëlqente shumë dhe do doja shumë që të kishim krijuar diçka bashkë aty brenda por nuk na eci se ai më ofendoi. Më serioze se kaq nuk ka.”, u shpreh Tea sot gjatë programit “ EDiell”.

Edhe Luizi ka bërë të njëjtën deklaratë, shumë kohë më parë brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’. Ai tha se nëse në shtëpi nuk do të ishte Kiara, me siguri do të kishte krijuar një raport me Tean.